Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të shqiptohet aktvendimi për
rastin “Fortesa 2” në të cilin është akuzuar ish shefi i DSK-së Goran Grujevski dhe gjashtë të punësuar të tjerë në DSK.
Në seancën e kaluar në fjalët përmbyllëse, prokurorët nga Prokuroria Speciale Publike kërkuan dënim më të ashpër për Grujevskin, si i akuzuar i parë në këtë rast.
Gjykimi për rastin “Fortesa2” filloi në mungesë të të akuzuarit kryesor Goran Grujovski për të cilin gjykata konstatoi se është në arrati. Dëshmuan dëshmitarë dhe të akuzuar dhe u shpalosën fakte që në disa momente publiku nuk mundej t’i ndjekë, pasi ishin informata të karrakterit të fshehtë. Një prej të akuzuarave për shkatërrimin e dokumenteve mbi përgjimin mohon fajësinë dhe thotë se ia kanë montuar punën. E akuzuara i tha gjykatës se ajo nuk e ka ditur se po jep nënshkrim si provë për shkatërrimin e dokumenteve, pasi siç tha, eprorja e saj vetëm ja ka vendosur dokumentin në fletën e fundit dhe i ka thënë se duhet të nënshkruhen gjithë sekretareshat për gjëra të përditshme.
Mbrojtja e të akuzuarve, madje, në fjalën përmbyllëse nga gjykata kërkoi që t’i lirojë të akuzuarit për shkak se në këtë lëndë nuk ka vepër penale, por vepër eventuale kundërvajtëse.
Prokuroria Speciale kërkoi nga gjykata që në momentin që të ekstradohet nga Greqia Goran Grujovski të burgoset menjëherë pasi është ideator dhe urdhërues i shkatërrimit të provave ku figuronte përgjimi i paligjshëm, dhe ti jepet dënimi maksimal. Për të punësuarat në DSK që akuzohen për shkatërrimin e materialeve, prokurorja e speciales Lençe Ristovska kërkoi masa alternative të kujdesit respektivisht dënim me kusht pasi kujtoi se bëhet fjalë për profesioniste që nuk kanë patur asnjëherë dosje penale.
I akuzuari kryesor për shkatërrimin e dokumenteve të përgjimit Goran Grujovski do ta merr vesh verdiktin sot, të mërkurën më 8 nëntor, për kur është caktuar seanca për verdiktin. Ndërkohë nëse ndodh që autoritetet greke ta ekstradojnë Goran Grujovskin në Maqedoni, ai do duhet menjëherë të shkojë në qeli. Për këtë vepër, Grujovskit i rrezikohen tre deri në pesë vjet burg./Almakos