Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për shoferin e automjetit që goditi për vdekje një vajzë katër vjeç në Podujevë.
Të njëjtit, Gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim, shkruan lajmi.net.
Ngasësi i automjetit P.A ishte duke vozitur një veturë të tipit ‘Golf’.
Përveç vajzës katër vjeçare, edhe një person tjetër është lënduar.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për trajtim mjekësor. /Lajmi.net/


