Inspektorë të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim sot me kërkesë të PSP-së janë duke dhënë dëshmi në Gjykatën Themelore Shkup 1 për rastin e Sopotit, për të cilin tani 14 vite zhvillohet gjykim, fillimisht në gjykatën e Kumanovës, e tani në Gjykatën penale të Shkupit. Me vendim të gjykatës, kurse me kërkesë të DSK-së, seanca në të cilën dëshmuan agjentët e DSK-së është e mbyllur për opinionin.
Me kërkesë të institucionit në të cilin punojnë, si dhe për shkak të karakterit të profesionit të tyre duke pasur parasysh se bëhet fjalë për shërbim sekret në MPB, gjykata vendosi që gazetarët të mos jenë prezent në pjesën e dëshmisë së tyre, transmeton Gazeta Lajm
Në këtë mënyrë, opinioni do të jetë i mangët të dijë se çka do të dëshmojnë këta inspektorë lidhur me pohimet e dëshmitarit kyç Ramadan Bajrami, i cili para gjykatës tha se ka qenë i torturuar dhe i detyruar të japë deklaratë të rrejshme.
Gjykimi për rastin e “Sopotit” ka të bëjë për eksplodimin e bombës në vitin 2003, kur humbën jetën dy ushtarë polakë të NATO-s dhe një civil.
Ky rast, ku dhjetë persona u arrestuan [ër terrorizëm në gjykatën e Kumanovës, sot nisi nga e para në Gjykatën Themelore Shkup 1. nga viti i kaluar, këtë rast e ka marrë në dorë Prokuroria Speciale Publike./Gazeta Lajm/