Sot Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë lidhur me kërkesën e grupit të punës për zhbllokimin e punës së krerëve të Komunave, gjegjësisht mandatin e kryetarëve të komunane në tërë Maqedoninë.
Më parë, Bashkësia e njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) e përkrahi mendimin e dhënë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të Komunave dhe të këshilltarëve deri 15 maj 2017. BNJVL bëri thirrje për sigurimin e kushteve dhe për caktimin e shpejtë të zgjedhjeve lokale sepse në të kundërtën do të vije në gjendje kur Komunat dhe institucionet të cilat janë nën kompetencat e Komunave: shkollat, kopshtet, institucionet kulturore, ndërmarrjet publike, njësitë e zjarrfikësve nuk do të jenë në gjendje të kryejnë detyrën e tyre.
Gjithashtu, pjesë e administratës janë edhe shërbimet tjera si: zyra për dokumentacion dhe dhënie të lejeve për shit-blerrje.