Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme debatoi për iniciativën e ngritur për nenin 8-a, paragrafi 1, alineja 4 në pjesën :”ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës” nga Kodi Zgjedhor, ndërsa do të vendoset në seancën e ardhshme.
Neni kontestues parasheh “që nga dita e sjelljes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve në Kuvend deri në përfundimin e zgjedhjeve, domethënë përderisa vazhdon procesi zgjedhor, nuk mund të fillojë procedurë për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucione shtetërore dhe publike, ndërsa procedurat e filluara pezullohen përveç se në raste urgjente”.
Propozues i kësaj iniciative është një person fizik nga Manastiri, i cili kërkon që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës në bazë të ligjit.

