Këshilli penal ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale për bastisjen në shtëpinë e ish Eprorit të Drejtorisë së pesë në MPB, Goran Grujoski.
Këshilli penal ka sjellë vendim se bastisja në shtëpinë e Grujoskit ka qenë në korniza ligjore.
Sipas PSP-së, nuk ekziston asnjë pengesë dëshmitë e siguruara gjatë kontrollit tek Grujevski të përdoren në procedurën, transmeton SHENJA.
Më parë, për gjykatën ishte e dyshimtë fakti se bastisja është bërë përderisa Grujevski ka qenë në paraburgim.
Goran Grujovski është i dyshuar në rastin “Fortesa” për shkatërrim të sistemeve për përgjim dhe në “Fortesa 2”, ku akuzohet për falsifikim të dokumentit zyrtar, gjegjësisht, dokumente me të cilat është mbuluar shkatërrimi i sistemeve për ndjekje të komunikimeve.

