Gjykata e Lartë e Tajlandës ka urdhëruar ish-kryeministrin dhe miliarderin Thaksin Shinawatra të vuajë një dënim prej një viti burg, duke shënuar kthesën më të fundit në ngritjen dhe rënien e tij politike.
Vendimi erdhi vetëm katër ditë pasi partia e lidhur me të humbi kontrollin e qeverisë në një votim parlamentar, duke goditur rëndë ndikimin e familjes Shinawatra që për dy dekada ka qenë ndër më të fuqishmet në politikën tajlandeze.
Vendimi, i shpallur të martën, përbën një tjetër goditje të madhe për familjen e fuqishme që ka dominuar politikën tajlandeze për më shumë se dy dekada.
Sipas Reuters, policia pritet ta marrë në paraburgim Thaksinin pas shpalljes së aktgjykimit, ndërsa ai ende nuk kishte lënë ambientet e gjykatës.
Familja Shinawatra, e cila nga viti 2001 deri në 2019 fitoi çdo palë zgjedhje pavarësisht dy grusht-shteteve ushtarake që rrëzuan qeveritë e saj, po përballet me rënie të vazhdueshme të mbështetjes.