Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka refuzuar kërkesën e Bosnjë e Hercegovinës për rishikimin e vendimit kundër Serbisë në vitin 2007, konfirmuan për AA nga kabineti i Kryetarit të Presidencës së BeH-së, Mladen Ivaniq në Banja Llukë.
Gjykata, siç thuhet, ka diskutuar mendimin të cilin anëtarët e Presidencës së BeH-së e kishin paraqitur në letrat e tyre.
U konstatua se Gjykata konsideron se përmbajtja e këtyre letrave tregon se “organet, kompetente nuk kanë marrë kurrfarë vendimi në emër të Bosnjë e Hercegovinës si shtet, në bazë të kërkesës për rishikimin e vendimit të datës 26 shkurt 2007, në rastin e Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit” .