Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Shkup sot do të diskutimin për ankesën e të dyshuarit Mitko Çavkov për të ejten e përgjakshme në lidhje me vazhdimin e paraburgimit.
Në Gjykatën e Apelit ka arritur edhe një ankesë ndaj vendimit për paraburgim, për një të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit.
Gjykatësi Safet Kadriu për Makfaks tha se akoma nuk kanë vendosur për seancat e djeshme në lidhje me ankesat e të dyshuarve.
Gjykata para festave të Vitit të Ri ia ka zgjatur paraburgimin dhe për tridhjetë ditë të tjera deputetit Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov, ish ministrit të brendshëm dhe kreut të Byrosë për siguri publike, Mitko Cavkov. Si dhe organizatorëve të protestës “për Maqedoninë përbashkët” Igor Durlovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski dhe gjashtëmbëdhjetë njerëzve të tjerë të dyshuar për dhunë në Kuvend./Almakos