Gjykata e Apelit në Shkup do të diskutojë në dy seanca publike nëse do të vazdhojë paraburgimi për dy të arrestuar nga e enjtja e përgjakshme, Munir Pepiç nga Agjensia e Inteligjencës dhe Dushko Lazarov, kreu i MPB-së për operacione të veçanta, i cili ndodhej natën e 27 prillit në operacionin e shtabit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me të ashtuquajturën “Komanda e Bronzit”.
Sipas qëndrimit të Penales, të gjitha organet kompetente janë njoftuar në kohë dhe se pritet sjellja dhe paraqitja e deputetëve para gjykatësit të procedurës paraprake.
Gjykata e Apelit mbajti dje tre seanca publike për ndalimet e të dyshuarve Vlado Jovanovski, Goran Goshevski dhe Oliver Popovski.
Dje, Prokurori Jovan Cvetanovski nga Prokuroria e Lartë Publike i kërkoi këshillit të gjykatës në Gjykatën e Apelit – Shkup të ndryshojë vendimin e Gjykatës Penale për aktorin Vlado Jovanovski që masa e paraburgimit të shfuqizohet dhe përcaktohet një masë më e butë, i cili është i dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” për pjesëmarrjen e tij në ngjarjet e 27 prillit./Almakos

