Rreth 2000 qytetarë kanë mundur të marrin shtetësinë e Maqedonisë gjatë tre viteve të fundit, ndërsa rreth 300 qytetarëve të tjerë u është refuzuar kërkesa.
Arsye kryesore për mosmarrjen e shtetësisë sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme mbetet mosnjohja e gjuhës maqedonase, vlerësim të cilin e bën një komision i posaçëm, i cili funksionon në kuadër të Qeverisë, përcjell zhurnal.
Shpesh janë publikuar në mediat vendase raste nga me ekstremet kur individëve që jetojnë tërë jetën në Maqedoni, nuk u është dhënë shtetësia përkundër faktit se anëtarët tjerë të familjes janë shtetas të Maqedonisë.