Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pasditen e sotme janë plagosur dy persona në rrugën “Ho-SHi-Min” në Shkup, shkruan TV21. Ngjarja ka ndodhur në parkingun e Shkollës Fillore “Zhivko Brajkovski”.
“Në parking më parë është ndaluar makina “Reno” me targa të Shkupit, në të cilën kanë qenë të pranishëm personat M.A. dhe A.U. (34). Sipas deklaratave të M.A., personi M.B. ka gjajtur në drejtim të makinës”, njoftojnë nga MPB.
Sipas MPB-së, M.A. ka marrë plagë në këmbën e majtë ndërkaq A.U. ka marrë lëndime në fytyrë. Dy të plagosurit janë pranuar për trajtim mjeksëorë në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.