Një person është plagosur pasdite në rrugën prapra komunës së Kumanovës, pasi ndaj tij është shtënë nga një makinë në lëvizje.
MPB ka njoftuar se bëhet fjalë për Z.SH (43) nga Sllupçani, komuna e Likovës dhe i njejti është transferuar në spital.
“Sot në orën 13.54 në SPB Kumanovë është denoncuar se në udhëkryqin mes rrugëve ‘Dimitrije Tucoviq’ me rrugën ’11 Oktomvri’ në Kumanovë, dy persona në lëvizje me armë zjarri kanë shtënë ndaj makinës “golf” e drejtuar nga Z.Sh (43) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, i cili është plagosur dhe më pas dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e MPB-së, raporton SHENJA.
Ekipet e policisë janë në terren duke kryer inspektim, dhe është bllokuar rruga “11 Oktomvri”, ku përveç ndërtesës së qeverisjes vendore ndodhen të gjitha institucionet e rëndësishme – gjykata, policia, posta etj.
Data 03.02.2026
Aktuale
- Portugalia ndërmerr një hap të guximshëm: ndalimi i rrjeteve sociale për të rinjtë nën 16 vjeç
- Risteski: Paga minimale duhet të rritet në mënyrë sistematike
- Pabesia që tronditi Behgjet Pacollin: Një histori tradhtie dhe pasojat e saj
- Dimitrieska-Koçoska: Paga minimale, vendoset nga punëdhënësit dhe punëtorët
- Sela: Takimi i liderëve i dështuar, një njësi zgjedhore problem serioz
- Shemsi Prençi rendit projektet korruptive: Qukës-Qafë Pllocë ka rënë, po ashtu Aeroporti i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë! Me gjithë këtë barbari, prokurori i SPAK ka mandat 9 vjet, Balluku 12 vjet
- Sela: Falë Krenar Llogës, dilemat e rastit “Alfa” u zgjidhën
- Ambasadori Meidani takon Presidentin e Dhomës Ekonomike të RMV-së


