Kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit, Gjorgjievski, zhvilloi një takim të hapur me banorët e komunës së Sarajit, duke përfshirë vendbanimet Saraj, Kondovë, Lubin dhe Rashçe. Qëllimi i këtij takimi ishte dëgjimi i shqetësimeve dhe problemeve të tyre nga afër.
Në fjalën e tij, Gjorgjievski theksoi se ka ardhur fundi i ndarjeve dhe premtimeve boshe. “Tani është koha për punë, përkushtim dhe bashkëpunim të ndershëm, sepse vetëm së bashku mund t’ia dalim,” u shpreh ai.
Ai premtoi se si kryetar i ardhshëm i Shkupit do të jetë i pranishëm në terren, gjithmonë pranë qytetarëve dhe problemeve të tyre konkrete. “Saraji nuk do të mbetet pas dore. Do të angazhohem për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, pastërtisë publike dhe shërbimeve të transportit urban,” deklaroi ai.