Javën e kaluar është punuar me ritëm të përshpejtuar në pikat që kanë ngecur me vite, ndërsa disa prej tyre mbetën vetëm premtime të rreme, informoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Siç njofton Gjorgievski në profilin e tij në Fejsbuk, Shkupi po merr një pamje të re.
“Në udhëkryqin në ‘Momin Potok’ punohet me kapacitet të plotë. Në ‘Ljubljanska’ e cila ka një rëndësi të madhe për banorët e Karposhit, dinamika është e dukshme. Paralelisht, punimet ndërtimore po avancojnë edhe në ‘Pero Nakov’ në Gazi Babë, një arterie kyçe trafiku përgjatë së cilës kalojnë mijëra qytetarë çdo ditë. Ky është vetëm fillimi i një transformimi serioz, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar. Banorët e Shkupit meritojnë një qytet me vizion, rend dhe dinjitet”, ka thënë kryetari i Qytetit të Shkupit.


