Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgievski, ndau çmime për nxënësit më të mire të gjeneratës së tyre, në tetë shkollat fillore të komunës. Gjithsej 24 nxënës, përkatësisht tre nxënësit më të suksesshëm nga secila shkollë, morën pushime verore falas në kampin veror edukativ dhe rekreativ SCOUT në Ohër. Ndërsa nëntë prej tyre, të cilët sipas renditjes kishin numrin më të lartë të pikëve, u shpërblyen gjithashtu me syze dielli me cilësi të lartë nga marka BARNER.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të qartë dhe të vazhdueshëm të komunës për të njohur, mbështetur dhe shpërblyer punën dhe njohuritë e të rinjve, por edhe për të krijuar një mjedis në të cilin suksesi vlerësohet, dhe nxënësit motivohen të vazhdojnë në rrugën e të mësuarit dhe rritjes personale.
Komuna e Kisella Vodës, përmes projekteve të tilla, përmbush misionin e saj për të ndërtuar një mjedis stimulues në të cilin çdo fëmijë do të ketë një shans për përparim dhe afirmim, duke e njohur arsimin si një mjet kyç për zhvillimin individual dhe shoqëror.