Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, filloi aksionin tre-ditor për pastrimin e qytetit. Aksioni synon rikthimin e pastërtisë në rrugë, sheshe dhe hapësira publike, me përfshirjen e shërbimeve komunale dhe qytetarëve, pasi qyteti ishe mbushur me mbeturina.
“Filloi aksioni i madh për pastrimin e Shkupit! Për 72 orë, metropoli ynë do të marrë freskinë dhe shkëlqimin që meriton. Çdo cep, çdo rrugë, çdo shesh do të pastrohet me përpjekje të përbashkëta. Shkupi do të shkëlqejë – i rregullt dhe dinjitoz, pikërisht ashtu siç duhet të jetë!”, shkroi ai në Facebook.
Në teren me kreun e Shkupit doli edhe kryeministri Hristijan Mickoski.


