Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski ka kryer inspektim në vazhdimin e aktiviteteve ndërtimore në rrugën “Lublanska”, me çka pas një periudhe të gjatë ndalese, është riaktivizuar projekti për vënien në funksion të urës në Komunën e Karposhit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së një prej sfidave të gjata infrastrukturore dhe vendosjes së një lidhjeje kyçe trafiku me interes për të gjithë Shkupin, njoftuan sot nga Kabineti i Qytetit të Shkupit.
Më në fund, pas një periudhe të gjatë ndalese, vazhdon ndërtimi i rrugës “Lublanska”, e cila do ta vërë në funksion urën në Karposh. Besimi që mora nga qytetarët është një detyrim për të zgjidhur problemet që janë grumbulluar gjatë viteve. Sot, me kënaqësi ju informoj se vazhdon zbatimi i projektit për lidhjen e rrugës “Lublanska” me “Skupi”, i cili më në fund do ta vërë në funksion këtë urë të rëndësishme në lumin Vardar për qytetarët”, shkroi kryetari i në Fejsbuk.
Ai shpjegoi se projekti u ndal për shkak të nevojës për të marrë një mendim dhe leje nga Qendra e konservimit për mbrojtjen e lokacionit Skupi, në përputhje me rregulloret ligjore.
Kryetari i Qytetit të Shkupit theksoi se projekti parashikon hapjen e një aksi të ri modern të trafikut, si dhe një zgjidhje funksionale dhe të sigurt për hyrjen në fshat përmes një rrethrrotullimi ose semaforëve adaptivë, sipas nevojave të trafikut


