Kryetari i Bashkisë së Shkupit Orce Gjorgjievski, njofton se është gjetur kompania përgjegjëse, e cila derdhi substancë të bardhë në rrugët e kryeqytetit.
Ai thotë se inspektorët kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”, ku konstatuan derdhje masive nga një kapak kanalizimi.
“Në vendngjarje u konstatua situatë alarmante, rrjedhje masive shkume kimike u vu re nga puseta qendrore e bulevardit në një zonë publike, me origjinë nga një person juridik që vepronte në afërsi të menjëhershme”.
“Kjo është një shkelje serioze e rregulloreve ligjore dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për mjedisin. Institucionet kompetente vepruan menjëherë. U morën mostra nga puseta, nga sipërfaqja e bulevardit, si dhe nga makina e shkumës në pronësi të personit juridik”, ka shkruar Gjorgjievski.


