Grupi i parë prej 165 nxënësve që komuna e Kisela Vodës i dërgon me pushime falas është nisur për në Ohër. Fituesit e ligës sportive shkollore komunale do të shoqërohen dhe do të pushojnë së bashku. Me ta udhëtojnë trajnerët e tyre, pra mësuesit e edukimit fizik. Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski i përcolli, u uroi pushime të këndshme dhe që të kthehen me kujtime të vlefshme dhe energji për suksese të reja.
Ai përkujtoi se në muajin gusht do të udhëtojnë në kampin sportiv pa pagesë edhe fëmijët e tjerë që plotësuan kriteret e shpallura nga Komuna e Kisella Vodës.