Të mos respektosh Ligjin për gjuhën shqipe është njësoj sikur shoferët e automjeteve gjatë sezonit të dimrit të mos bartin me vete zinxhirët. Në këtë mënyrë Lidhja socialdemokrate në pushtet kërkon të zhvlerësojë ligjin për përdormin zyrtar të gjuhës shqipe. Në procedurë parlamentare deputetët e LSDM në pushtet kanë dorëzuar një amandamentet, i cili në mënyrë drastike ul gjobat nëse institucionet shkelin dispozitat e ligjit.
Në propozim ligjin, i cili ka kaluar leximin e parë në Kuvend, është propozuar që gjobat për institucionet dhe personat përgjegjës që do të shkelin dispozitat e tij, të dënohen prej 4000 deri në 5000 euro, ndërsa në leximin e dytë LSDM kërkon uljen drastike të tyre, në 40, respektivisht 50 euro. Kjo gjobë u shqiptohet shoferëve për kundërvajtje për mosmbajtjen me vete të zinxhirëve gjatë sezoonin e dimrit.
Ky propzim për uljen drastike të gjobave, do të thotë thirrje për drejtuesit e institucioneve publike dhe shtetërore, të etnisë maqedone, të anashkalojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Këto drejtues me këto gjoba të ulta do të motivohen të shkelin ligjin dhe të paguajnë gjoba simbolike, sesa ta vënë në përdorim zyrtar shqipen.
Deputetët BDI, të cilët janë jesë e shumicës parlamentare, nuk deshën të komentojnë amandamentet e LSDM, me të cilat devalvohet në skajshmëri zbatimi i ligjit të gjuhës shqipe.
VMRO-DPMNE-ja si edhe kolegët e tyre të shumicës qeveritare, përmes një tjetër amendamenti kërkojnë që të bëhet plotësim i nenit të parë të tekstit të propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke kërkuar që në këtë nen të përfshihen gjuhët edhe të etniteteve të tjera, edhe pse përpos shqiptarëve asnjë etnitet tjetër nuk i plotëson kushtet për përdorimin zyrtar të gjuhëve të tyre. Asnjë nga bashkësitë tjera etnike në maqedonisë, përveç shqiptarëve nuk përbëjnë 20 për qind të numrit tëpërgjithshëm të popullsisë në vend.
Ilija Dimovski gjatë leximit të këtij ligji në Kuvend kërkoi që të njëjtit t’i hiqet flamuri evropian, i cili tregon se bashkësia Evropiane e ka këtë ligj ndër çështjet prioritare.
Ndërkohë nga Lëvizja BESA, kanë gjithashtu kërkesë për ndryshimin e nenit të parë, por nga kjo parti kërkojnë që në vend të “ gjuha të cilën e flet mbi 20% e popullsisë në vend”, të thuhet “ Gjuha shqipe” dhe në të njëjtën kohë përmes amendamentit tjtër kërkojnë që ligjit t’i ndryshohet edhe emri.
Nga Lëvizja BESA kërkojnë që në vend të emrit që ligji ka tani, pra “ Ligji për përdorimin e gjuhëve”, të vendosët “ Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe”.
Seanca e Komisionit kuvendor për Çështje Evropiane në të cilën sot duhej të fillonte debati për amendamentet për Ligjin e gjuhëve u shty dhe sipas Grubit, kjo u bë për shkak se gjatë kësaj jave kishte çështje të tjera të rëndësishme që lidhen me reformat.
Partitë të hënën dorëzuan amendamentet për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe atë VMRO-DPMNE dorëzoi 84, LSDM 4 dhe Lëvizja BESA 2.
Përgatitit: Evi Shkopi
Almakos.com