Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Drejtoresha e Hetimeve të Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana.
Zyrtarja e lartë e Policisë së Shtetit kishte kërkuar nga gjykata që t’i ktheheshin telefonat dhe laptopët e sekuestruar në kuadër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t.
Gjatë kontrolleve në banesën e saj dhe të Renato Hristic, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit gjetën 8 aparate celularë dhe dy laptopë në pronësi të saj dhe të bashkëjetuesit.
Gjana nuk është nën hetim në lidhje me këtë çështje, por është duke u verifikuar roli i bashkëjetuesit të saj. Renato Hristic ka marrë tendera nga AKSHI dhe po verifikohet mënyra se si i ka përfituar.
Për këtë çështje janë shpallur në kërkim dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërkohë me masë sigurimi arrest në shtëpi është drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi.
Klan News


