Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka hedhur shortin lidhur me çështjen ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe të bashkëpandehurve për aferën e “Sterilizimit”.
Shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Bib Ndreca si kryesues të procesit.
Në ditët në vijim do të caktohet dhe data e seancës së parë gjyqësore.
Sakaq, në këtë gjykim Beqaj do të përballet me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” si dhe “grup i strukturuar kriminal”.