Spektakli i së martës solli një moment të papritur dhe tensionues, teksa reperi Gjesti mori një vendim impulsiv që ndryshoi rrjedhën e lojës brenda shtëpisë së BBVA.
Pasi liderja e javës, Rizarta, zgjodhi të shpëtonte nga nominimi Kellyn, Mikelën dhe veten, Gjesti reagoi menjëherë, duke u përpjekur të ndihmonte mikun e tij, Shkelzenin.
I bindur se Shkelzeni ishte në rrezik të madh për eliminim, ai vrapoi drejt kutisë së emergjencës dhe e theu atë për të siguruar imunitetin për të.
Por në një kthesë të papritur të situatës, Gjesti bëri një gabim të rëndë në strategjinë e tij. Rregulli i lojës e përcakton qartë se imuniteti i kalon personit që thyen kutinë, dhe jo dikujt tjetër.
Si rezultat, në vend që t’i jepte imunitet Shkelzenit, Gjesti përfitoi vetë nga ky avantazh, duke bërë që e gjithë shtëpia, përveç tij, të përfundojë automatikisht në televotim.