Drama në shtëpinë e Big Brother vijon të intensifikohet, teksa Gjesti është vënë përballë një zgjedhjeje të vështirë.
Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Egli, e cila ka shfaqur hapur xhelozinë e saj për Gjestin në javët e fundit. Ajo u duk e mërzitur dhe e zhgënjyer nga zgjedhja e tij, duke mos e fshehur pakënaqësinë në shtëpi.
Nga ana tjetër, diskutime rreth këtij vendimi nuk munguan as në dhomën e gjumit, ku Rozana e sfidoi Gjestin duke e pyetur pse nuk zgjodhi Vserlon për të ndarë krevatin. Reagimi i tij ishte i menjëhershëm dhe i ashpër: “Çfarë Vserlo more, me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht,” tha reperi pejan, duke shfaqur hapur tensionin dhe konfliktin e vazhdueshëm që ka pasur me Vserlon brenda shtëpisë.
Ky moment ka ndezur edhe më shumë debatin mes banorëve, ndërsa marrëdhëniet mes Gjestit, Eglit dhe Rizartës tashmë janë në një pikë delikate. Si do të ndikojë ky zhvillim në dinamikën e lojës? Publiku pret me kureshtje se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.