Gjermania shprehu të hënën shqetësimin pasi mosmarrëveshja për shkak të situatës në veri të Kosovës.
Serbët e Kosovës janë tërhequr nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale. Tërheqja i pasoi suspendimit të Nenad Gjuriqit nga posti i drejtorit të Policisë së Kosovës për veri. Gjuriq kishte refuzuar të respektonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, duke refuzuar të qortojë serbët në veri që mbajnë targa ilegale të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës.
Të dielën serbët në veri mbajtën një tubim. Ata kanë kërkuar të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
BE-ja e SHBA-ja ndërkohë u ka kërkuar gjithashtu të dyja palëve që të përmbahen.
BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që të formojë Asociacionin e të shtyjë vendimin për targat. Ndërsa serbëve të Kosovës u ka bërë thirrje të kthehen në institucione. Po ashtu të njëjtat thirrje i ka pasur edhe SHBA-ja.