European Union and Macedonia. The concept of relationship between EU and Macedonia.
Alsat 2019-09-25T15:21:56+02:00
Pasi Komisioni për Punë të Kashtme i ka rekomanduar Bundestagut që të miratojë vendim pozitiv që Maqedonia e Veriut të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, këtë e konfirmoi edhe ambasadori gjerman në vend Tomas Gerberih. Ai theksoi se në Bundestag do të ketë një “po” të qartë.
Nesër, parlamenti gjerman, Bundestagu, siç kemi vendosur, do të votojë për datë për negociata me BE-në. Rezultati është një “po” e qartë nga të gjitha fraksionet e Parlamentit, të cilët vendosën që ne të votojmë për fillimin e negociata për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin e Evropian në tetor. Gjithashtu jam optimist se vendimi do të jetë pozitiv në tetor nga Këshilli Evropian – tha Tomas Gerberih, ambasador i Gjermanisë.
Anëtarja e vetme e BE-së që ka mëdyshje për të mbështetur Maqedoninë e Veriut mbetet Franca. Ambasadori francez Kristijan Timonie deklaroi se Franca ende nuk ka vendosur si do të shprehet. Ai nënvizoi se vendimtare do të jetë qasja e përgjithshme për zgjerimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.
Kuptohet se për datën e negociatave do të merren parasysh meritat e çdo vendi individualisht, megjithatë ekziston vizioni i përgjithshëm për ardhmërinë e Bashkimit Evropian, ndërsa kjo paraqet dimension rajonal, i cili është shumë i rëndësishëm për vendimin. Meritat dhe progresi individual për secilin vend do të vlerësohet ndaras, por qasje e përgjithshme për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor do të jetë më i rëndësishëm – theksoi Kristijan Timonie, ambasador i Francës në RMV.
Ekspertët vlerësojnë se pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës dhe atë me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut meriton marrjen e datës për çeljen e negociatave me BE-në. Ish-ambasadori Nano Ruzhin, vlerëson se hapi i parë i Gjermanisë do të ndikojë pozitivisht tek vendet që kanë dyshime.
Shumica e Bundestagut, demo-kristianët e Angela Merkelit, të cilat janë në bllokun e njëjtë me të cilët udhëheq BE-ja, edhe pse e dimë që deputetët e Makron janë në bllokun e liberal-demokratëve, por janë në koalicion dhe ata mund të ndikojnë edhe ndaj kolegëve të tyre por edhe në mendimin publik të BE-së. Por të mos harrojmë, vendimin për fillimin e negociatave, e marrin shtetet secila në mënyrë individuale – deklaroi Nano Ruzhin, ish-ambasador.
Bundestagu gjerman nesër pritet të vendosë nëse do të mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në.
Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit të jashtëm të Bundestagut, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka falënderuar deputetët e CDU/CSU-së për mbështetjen. Ai ka thënë se do të punojnë për të bindur me fakte edhe deputetët tjerë që Shqipëria e meriton datën. Këshilli Evropian më 16 tetor do të vendosë nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin datë për fillim të negociatave.
Mefail Ismaili
Loading…




