7 August 2018 / 12:05
Tanimë ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj do të ketë pozitë të re.
Ai ka njoftuar se është emëruar nga presidenti Thaçi në pozitën e tij si ambasador i Kosovës në Maqedoni.
”Ne një mision te ri, përgjegjësi shtetërore për Kosovën ! Falënderoj Presidentin e Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi, për besimin dhe dekretimin tim, për Ambasador/Shef i Misionit Diplomatik, te Republikës se Kosovës, ne Republikën e Maqedonisë”- ka theksuar Dedaj.
Ndryshe, ditë më parë deputetët e grupit 6 +, në takim me kryeministrin e Kosovës kanë kërkuar nga ai që zëvendësministri Gjergj Dedaj të shkarkohet nga detyra e tij, për arsye të ofendimeve dhe sharjeve të cilat sipas tyre, ky i fundit i ka bërë në drejtim të shtetit turk dhe këtij komuniteti që jeton në Kosovë.