Kandidati për kryetar për Qytetin e Shkupit nga VMRO-DPMNE Orce Gjorgjievski, prezantoi vizionin e tij për arsim modern, digjital dhe ekologjik në kryeqytet, duke paralajmëruar një sërë projektesh kapitale që synojnë përmirësimin e shkollave, procesit mësimor dhe kushteve për nxënësit dhe mësuesit. Gjorgjievski tha se do të ndërtohen 2 shkolla të reja të mesme, do të zbatohet transformim i plotë energjetik i të gjitha shkollave të mesme në Shkup ku secila shkollë do të pajiset me panele fotovoltaike, izolim termik, fasada të reja dhe sisteme inteligjente për monitorimin e konsumit të energjisë.
ORCE GJORGJIEVSKI, KANDIDAT I VMRO- SË PËR QYTETIN E SHKUPIT
“Në bashkëpunim me Qeverinë, do të ndërtohen dy shkolla të reja të mesme, njëra në Draçevë, si objekt i ri për shkollën e mesme ‘Vëllezërit Milladinovci’ dhe tjetra në Gjorçe Petrov për shkollën e mesme ‘Koço Racin’. Këto janë objekte moderne, të digjitalizuara dhe me efikasitet energjetik, të pajisura sipas standardeve më të larta evropiane”.