Gjeorgjievski, sot së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zëvendësministrin Gjoko Velkovski dhe deputetin Bekim Sali, bëmë inspektimin në terren dhe shpallëm projektin për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të bulevardit “Cvetan Dimov”.
Çdo ditë mbi 100.000 qytetarë e përdorin këtë rrugë që lidh Çairin, Butelin, Shuto Orizarin dhe Qendrën, por për fat të keq të gjitha premtimet e ish-kryetarëve kanë mbetur vetëm fjalë.
Pas fitores së madhe në tetor – me mbështetjen e të gjithë qytetarëve tanë, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë e të tjerë – kjo do të jetë një nga detyrat tona të para!
Shkupi meriton një bulevard të sigurt dhe funksional, dhe kjo do të arrihet vetëm me punë serioze dhe përkushtim të madh.
Jemi plotësisht të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhet qyteti, ndaj jemi këtu për ta ndryshuar: për të vënë në funksion ndërmarrjet publike të lëna pas dore, për të pastruar deponinë në të cilën është shndërruar Shkupi, për të zgjidhur kaosin në komunikacion dhe për të sjellë zgjidhje të vërteta për një qytet të sigurt, të pastër dhe dinjitoz.
Shkupjanët nuk do të presin më – është koha për ndryshime që ndihen në terren. Është koha për një Shkup të ri, më të sigurt dhe më të bukur!
Data 12.02.2026
Aktuale
- Jep dorëheqje kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski
- Kujt i takon paga e 13-të? Tregon Murati
- Dështoi të grabiste 20 milionë lekë në bankë, zbardhet dëshmia e autorit! 58-vjeçari, sipërmarrës në ndërtim
- Sedat Rushani përmend Adnan Azizin si të përfshirë në shkarkimin e tij: S’pranova pazare dhe korrupsion për lidershipin e BESËS
- Filkov: Kur të bëhet Bilall Kasami kryeministër do të mund të vendos kush do të jetë ministër
- FOTO/ Grabiti 20 mln lekë nga “FiBank”, por u arrestua nga policia! Ky është autori, 58-vjeçari Bardhyl Fusha
- VIDEO/ Njëri polic me armë në dorë, tjetri i vë prangat, momenti kur arrestohet autori që tentoi të grabisë bankën në Tiranë
- Jep dorëheqje kreu i KRRE-së, Marko Bislimovski


