Vizioni im është të ndërtoj transport publik që do të jetë zgjedhja e parë e banorëve të Shkupit, i shpejtë, i arritshëm, i rehatshëm dhe mbi të gjitha, i besueshëm.
Dua që njerëzit të jenë në gjendje të zgjedhin një autobus pa hezitim, duke e ditur se do të mbërrijnë në kohë, me një shërbim cilësor dhe të sigurt.
Për ta arritur këtë, përparësia e parë është rinovimi i plotë i flotës me autobusë modern. Shkupi duhet të ketë një sistem ku autobusët mbërrijnë në kohë dhe janë të pastër, të rregullt dhe të sigurt. Nuk iki nga realiteti dhe e di që situata aktualisht është e vështirë. Flota është e rrënuar, autobusët shpesh prishen dhe linjat nuk mbulojnë të gjitha pjesët e qytetit në një mënyrë cilësore.
Me strategjinë e duhur, menaxhimin e përgjegjshëm dhe investimet e vazhdueshme, transporti publik do të bëhet një nxitës i zhvillimit urban të Shkupit, por edhe një simbol i një qyteti që kujdeset për banorët e tij dhe u siguron atyre një jetë cilësore.