Arbër Çeliku
Si pasojë e gjenocidit nazist, gjenerata e pasluftës (por edhe gjermanët e sotëm) u desh të jetonin me ndjenjën e fajit dhe përgjegjësisë individuale dhe kolektive, që i bëri dhe ende i bën ata të heshtin për shumë çështje në sferën publike të brendshme dhe globale, pa dashur me këtë rast të përmend dëmshpërblimet miliarda dollarëshe që Gjermania i ka paguar deri pak para disa viteve. Po të heqim vetëm një paralele të thjeshtë, gjenocidin që e bëri në Bosnjë e Kosovë regjimi i Millosheviqit nuk dallon aspak nga gjenocidi nazist, megjithatë serbet sot, lere që nuk jetojnë me ndjenjën e fajit dhe përgjegjësisë, kurse kërkimfalja nuk ka përbërë kurrë as edhe një leksemë të vetme të diskursit politik dhe shoqëror serb, por, më e keqja, edhe qeveritë post-millosheviqiane e kanë vazhduar traditën e zaptimit, konfliktuozitetit dhe urrejtjes, gjë që mua personalisht më bën të dyshoj për veprimin me arshina të dyfishtë të politikave globale, aq më tepër, kur populli im i vuan ende pasojat.