Memedali Jusufi
Gjenialiteti dhe çmenduria shkojnë shpesh krah për krah dhe ndoshta gjenet që na bëjnë të prirur drejt artit, janë “përgjegjës” edhe për disa shqetësime mendore. Frojdi dhe Fridrih NIce sinonim te personave krijues pak te cmendur Vepra më të njohura të gjeniut , Fridrih Nice janë: “Lindja e tragjedisë nga fryma e muzikës”; poema filozofike “Kështu fliste Zaratustra” e cila duhej të ishte quajtur “Vullneti për pushtet, përpjekje për rivlerësimin e të gjitha vlerave”; shkrimi moralizues dhe paraloja e filozofisë të së ardhmes “Në anën tjetër të së mirës dhe të keqes”; “Gjenealogjia e moralit”; “Antikrishti”; eseja autobiografike “Ecce homo” dhe përmbledhja e vinjetave filozofike “Vullneti për pushtet”. Te Nicja kontradikta fshihej në qëndrimin e tij, derisa ai ishte një filozof dhe gjeni i madh, por në rininë e tij, ai ishte një njeri arogantë që pat thënë “forca është gjeniale, e vërteta u takon atyre që janë të fuqishëm etj.” Megjithatë në moshën e tij më të vjetër ndryshoi në një lloj humanisti aq të flaktë, sa që ndërmori një gjë shumë të cuditshme. I njëjti njeri që besonte se tu ndihmosh njerzve më të dobët është dobsi dhe se po ata njerës duhet të lihen në harresë; një ditë, duke kaluar rrugëvë pat parë një cere të përmbysur. Cerrja e ngarkuar ishte rëzuar përmbi kalin dhe vozitsi i ceres mundonte ta ngreje kalin në këmbë, duke e rahur keq kafshën. Kali kërcente her pas here përfundi dërasave, por përsëri rëzohej, sepse e kishte edhe këmbën e thyer. Nicja në këtë pikë duke qënë i inatosur me vozitsin e luti që mos ta rah kafshën. Ai e këshilloi njeriun e cerres që së pari ta shkarkonë cerren, por ky i fundit nuk ia vari veshin dhe vazhdoi ta rah kafshën. Më në fundë, Nicja e kapi me forcë vozitësin për krahu; i cili kthehet dhe i bie Nices aq rëndë, sa që kur kthehet në shtëpi vdesë mënjëhërë. Cilido që ta ndëgjojë këtë tregim përjeton një ndjenjë konfuzioni. Në unin e cdo njeriu ekzistojnë dy dimenzione; njëri është ai që shqetsohet me bukurinë dhe madhështinë e shpirtit të Nices, i cili e sakrifikoi vetveten me qëllim që ta shpëtoj kafshën, dhe një tjetër i cili përqesh një incidentë të tillë, ku vdiq një gjeni, në mënyrë që vetëm ta mbajë të gjallë kafshën. Ky akt nuk është as logjik as ilogjik, por është alogjik, gjë që e tejkalon analizën logjike NJe variant tjeter i rendesishem per vdekjen e NIces thuhet se ai ka vdekur nga nje tronditje nervore . Në dhjetë vitet e fundit të jetës, i shfaqen simptomat gjithnjë më të rënda të paralizës progresive. Pas paralizës, 11 vitet e fundit të jetës i kalon me vetëdije plotësisht të errësuar. Për filozofin e famshëm, të ngritur në mit, tashmë kujdesen e ëma dhe motra. Vdiq me mendje të errësuar. Frojdit njihet si babai i psiko-analizes . Vepren mbi teorinë e psikoanalizes ”Studie über Hysterie”-Studim mbi histerien- të cilën e shkroi së bashku me kolegun e tij të punës Joseph Breuer (Jozef Brojer). Ky libër u botua në vitin 1895, pra nëntë vite, pas hapjes së klinikës së tij private. Libri i parë të cilin ai e shkroi vetë ishte ”Traumdeutung” – “Ëndërrshpjegim” që doli në qarkullim në vitin 1899. Në fillim më 1902 një grup studjuesish u interesua aq shumë rreth këtij libri saqë filluan të takohen me Freudin çdo javë në shtëpinë e tij për të diskutuar idenë e librit të ëndrrave dhe shkrimet e tjera në të. Frojdi shkroi edhe një sasi të madhe librash dhe artikujsh mbi psikoanalizën në fillim të vitit 1900. Në këtë kohë, ai ishte 40 vjeç, që zakonisht mendohej si një moshë produktive në bazat shoqërore. Që personat krijues janë edhe paksa të “çmendur”, kjo është një bindje e shumë njerëzve. Kur flitet për gjenialitet dhe çmenduri, të vijnë shpesh herë në mendje emrat e artistëve që kanë vuajtur nga sëmundje mendore të vërteta, ose të supozuara, që nga Vincent Van Gogh-u tek Virginia Woolf, nga Karavaxhio tek Charles Baudelaire.Por edhe në studimet epidemiologjike është vërejtur shpesh herë një lidhje: midis familjarëve të personave që vuajnë nga shqetësime psiqike, si bipolariteti ose skizofrenia, ka më shumë artistë, pra muzikantë ose piktorë, sesa mes popullsisë normale – Përse? Mund të jetë një prirje gjenetike, ose mund të jetë mjedisi në të cilin kanë jetuar që ndikon. Krijimtaria mund të shikohet në mënyra të ndryshme. Zakonisht besohet që personi krijues aplikon një qasje orgjinale në zgjidhjen e problemeve, dhe ka një stil të menduari të ndryshëm nga ai i të tjerëve. Edhe personat e prekur nga skizofrenia dhe shqetësimi bipolar kanë shpesh anomali në proceset e ndërgjegjes. A ka një rrënjë gjenetike të përbashkët në këto procese të ndërgjegjes? Ka qënë kjo hipotezë pikënisja e studiuesve, të cilët kanë shfrytëzuar një fond të gjerë të dhënash nga dhjetëra-mijëra islandezë. Grupi i Karl Sfefansson-it, në studimin e botuar tek Nature Neuroscience (Natyra e Neuroshkencës), citon që transportuesit e varianteve gjenetike më shumë të shoqëruara me një rrezik të shtuar të shqetësimeve mendore, ka një mundësi të madhe të jetë artist. Me fjalë të tjera, kërkuesit kanë vëzhguar se kush i ka gjenet më shumë në rrezik për skizofreni e shqetësim bipolar, dhe ka rezultuar se ka më shumë gjasa t’i përkasi njërit prej grupeve shoqërorë islandezë që përfshijnë aktorë, balerinë, muzikantë, artistë pamorë apo shkrimtarë.Eshtë riprovuar më pas me të dhëna mbi dy popullsitë të tjera, suedeze, dhe hollandeze. Edhe në këtë rast, midis trasportuesve të gjeneve me probleme ishin më shumë personat me profesione krijues.Pra, krijimtaria duhet të ketë edhe cmimin e saj për të paguar, në formën e shqetësimeve mendore, me rrënjë gjenetike të njëjta. Nuk ka gjeni, pa një dell çmendurie, ashtu siç e kanë theksuar tashmë Aristoteli, Seneka, Shekspiri? Kushedi nëse kjo gjurmë gjenetike është me të vërtetë ajo e duhura, dhe cilët faktorë të tjerë mund të të shpien drejt një kreativiteti të shëndoshë, ose një gjenialiteti të sëmurë?