Siguria e anëtarësimit të vendit në NATO solli edhe sigurinë ekonomike dhe sundimin e së drejtës për tërheqjen e investimeve të huaja, ka shkruar në Facebook Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me ish-komandantin e lartë të NATO-së, gjeneralin Wesley Clark.
Kryeministri ka shkruar se gjenerali Clark ka thënë se në periudhën e ardhshme do ta nxisë interesin e kompanive nga SHBA-ja për të investuar në Maqedoninë e Veriut.
Ish-Komandanti i lartë i NATO-s është pritur edhe nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Miqtë dhe aleatët tanë të SHBA-së gjithmonë kanë qenë forca e cila na ka mbështetur në kohët më të vështira e gjithashtu edhe në momentet më të mira të popullit tonë, është shprehur Ahmeti gjatë takimit me gjeneralin Clark.
“Keni patur rol legjendar në ndërtimin e këtij shteti, ju z. Ahmeti jeni një legjendë e vërtetë. Keni ndërtuar një parti e cila po shndërohet në kurriz të stabilitetit të vendit. Transformim fascinant për këtë vend që mund të përfundonte në jostabilitet, u bë një shtet i fuqishëm i stabilitetit”, është shprehur kështu Clark.