Salla e sportit në gjimnazin “Niko Nestor” nuk është e sigurt për t’u përdorur, edhe pse mijëra fëmijë me vite janë stërvitur në kushte katastrofike. Kulmi i palestrës pikon, kështu që gjatë reshjeve të dendura, anulohen seancat stërvitore dhe ndeshjet sepse projektorët rrezikojnë të marrin flakë.
“Gjatë reshjeve të dendura shqetëson sepse duhet të kërkojmë zgjidhje tjetër. Dhomat e zhveshjes janë katastrofë, sipërfaqja është katastrofë dhe nuk di çfarë të bëjmë. Punojmë në një sallë, të cilën e mirëmbajmë vetë. Kur shfaqet ndonjë vrimë, e rregullojmë dhe e mbulojmë”, tha Jovan Tërpenoski – Kryetar i Klubit të hendbollit të femrave “Struzhanka”.
“Kam 20 vjet që jam këtu. Nuk ka qenë kurrë më keq se tani. Problemi ynë më i madh është dyshemeja, e cila është gati 40 vjeç e vjetër, e cila është e plasaritur dhe e çarë në shumë vende. Kemi problem të madh edhe me çatinë. Kur bie shi i madh, pikon në 20 dhe 30 vende të njëjta shpesh e shikojmë parashikimin e motit dhe kur ka shi të dendur, përpiqemi të reagojmë në kohë”, tha Vllado Gjoroviq – trajner i klubit të basketbollit të femrave “Struga”.
Problem shtesë është se askush nuk e di se kush e menaxhon aktualisht objektin në fjalë, megjithëse dikur ka qenë Sindikata e sporteve.
“Jam shumë i shqetësuar sepse mendoj se shumë shpejt do ta humbim këtë palestër nëse vazhdon kështu dhe nuk do të ketë ku të mbajë seanca stërvitore”, u shpreh Vllado Gjoroviq – trajner i klubit të basketbollit të femrave Struga.
Një ditë më parë për shkaqe sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës e mbylli sallën e sportit në shkollën e Mesme “Niko Nestor”. Mbyllja erdhi pasi kontrolleve të shtuara pas tragjedisë së Koçanit./Alsat.mk