Në Maqedoninë veriperëndimore gjendja me deponitë është alarmante. Në territorin e Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe Dibrës dhe disa komunave më të vogla, ka gjithsej 97 deponi, ndërsa 87 prej tyre janë të paligjshme. Madje edhe ato që janë të ligjshme janë nën të gjitha standardet.
Ato duhet të kenë bazë deltine dhe ka kritere sesa duhet të jenë larg vendbanimeve. Duhet të ketë infrastrukturë të kompletuar. Kemi mbeturina të përziera, mbeturina komunale, plastikë, letër dhe xham. Gjatë vitit grumbullohen diku rreth 46 tonë ose 231 kilogram mbeturina për kokë banori – tha Marjana Llozanoska, drejtore e Qendrës për zhvillim të rajonit jugperëndimor.
Në Strugë janë regjistruar numri më i madh i deponive të paligjshme, gjithsej 37. Autoritetet lokale thonë se po punojnë në zgjidhjen e problemit.
Për ndërtimin e deponisë rajonale, si opsion janë nëntë lokacione, një në territorin e Strugës në fshatin Piskupshtinë, katër në Debarcë dhe katër në komunën e Kërçovës. Llogaritet që i tërë investimi do të kushtojë 27 milionë euro, para që duhet të sigurohen nga donatorë të huaj.
Miki Trajkovski