Komisioni kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji nesër do të debatojë për situatën aktuale në pjesën e komunikacionit rrugor dhe hekurudhor.
Kryetarja e Komisionit, Liljana Zaturoska për MEDIAL-n tha se kërkesa u është drejtuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare dhe se në seancën e cila do të caktohet për në orën 12 do të diskutohet për gjendjen në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor. Komunikacioni ajror nuk do të vihet në rendin e ditës së seancës së nesërme të Komisionit.
Sipas Zaturoska, në seancën e Komisionit do të thirren përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, drejtorët e NP Rrugë Shtetërore dhe Hekurudhat e Maqedonisë si edhe prej Sektorit për Siguri në Rrugë.
Deputetët e opozitës kërkojnë informacione prej daljes prej binarëve të një pjese të vagonëve të trenit transportues që ndodhi dje në afërsi të fshatit Çerkez të Kumanovës.


