Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagura. Për shkak të mjegullës është ulur shikueshmëria në disa rrugë.
Në Ohër, Strugë, Resnjë, Kërçovë dhe Manastir shikueshmëria është 100 deri 150 metra, ndërsa në Kumanovë 50 deri 100 metra dhe Tetovë 50 deri 60 metra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.
Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.