Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës. LAMM paralajmëron se për shkak të temperaturave të ulëta në disa vende është e mundur paraqitje e ngricës.
Ndalesë për lëvizje për automjetet e rënda transportuese ka në vendkalimin malor Presekë dhe në drejtimin rrugor Mavrovë-Dibër, ku për automjetet tjera është e obligueshme shfrytëzimi i pajisjes dimërore.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.