Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagura.
Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.
Në disa rrugë është e mundur rëshqitja e tokës sidomos në akset: Koçani-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapija-Udovë dhe Resnjë-Bukovë./Telegrafi