Qendra për zhvillim të mediumeve të bashkësive MEDIUM nga Gostivari dha të dhënat nga analiza, mbi online gazetarinë. Ku nga katërmbëdhjetë mediat e monituruara, gjatë periudhës 7 ditore, ata kanë publikuar gjithsej 1902 përmbëledhje gazetareske, ku 947 janë shkrime origjinale dhe vetëm 955, të kopjuara. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 4 lajme të rrejshme, ku ëto lajme janë shkruar mbi rrëfime të pa verifikuara dhe mbi burime që nuk mund të identifikohen si relevante dhe të besueshme. Ndërsa, sa i përket transparencës së portaleve, 8 nga portalet e monitoruara janë transparente në impresum kanë të shënuar ekipin redaksional. Në aspektin e gazetarëve dhe të dhëna të tjera të nevojshme, vetëm 5 portale evidentohen si transparente, ndërsa, vetëm 1 është pjesërisht transparent ose ndryshe 64 përqind transparent, jotransparent 25 përqind, 11 përqind mjaftueshëm transparent. Për aspektin e gjuhës së urretjes vetëm 7 kanë përdorur gjuhën e urretjes dhe 940 pa gjuhën e urretjes, shkruan Almakos.
Në pyetjen “ në çfarë niveli është vizitueshmëria e përditshme e përmbajtjeve tuaja mediale?”, 8 janë përgjigjur se është në “ nivel të lartë”, 6 theksuan se është “ në nivel të dëshirueshëm”, ndërsa 1 theksoi se është “ në nivel të ulët”.
Në pyetjen “Sa është niveli i financimit të vetëqëndrueshëm i mediumit tuaj online?”, 7 janë përgjigjur me “solid”, 6 janë përjigjur me “keq” dhe vetëm 2 me “ shumë mirë”.
Në lidhje me imazhin në të cilën shfaqen mediat online para publikut, të anketuarit kanë mendime të ndara.Tetë janë përgjigjur se prezantohen me “imazh pozitiv”, ndërsa shtatë theksojnë se kanë “imazh negative”.
Te një pjesë e portaleve vërehet mungesë e tërësishme e transparencës nga se nuk kanë fare impresum, me çrast nuk dihet se kush është pronari e kush prodhuesi i përmbajtjes gazetareske.
Konkluzion tjetër është se prania e lajmeve të rrejshme (fake neës) dhe e ghuhës diskriminuese dhe të urrejtjes ndaj grupeve dhe komuniteteve të caktuara ështe edhe një shmange tjetër nga etika profesionale në informim.
Portalet përgjithësisht vuajnë nga mungesa e një interaksioni më përmabjtësor me shoqërinë civile dhe me aktorë tjerë të jetës publike dhe institucionale.
Prania e lajmeve të rrejshme (fake news) dhe e gjuhës diskriminuese dhe të urrejtjes ndaj grupeve dhe komuniteteve të caktuara ështe edhe një shmange tjetër nga etika profesionale në informim.
Lajmet e marra nga mediat tjera krijojnë një uniformitet jokreativ dhe nuk lejojnë zhvillimin e koncepteve të pavarura dhe origjinale editoriale.
Nga paneli u tha se Mediat online nuk janë pjesë e rregullimit ligjor si media të veçanta, por janë të obliguara t’i respektojnë aktet normative njësoj si aktorët tjerë nga sfera e gazetarisë.
U fol për shkrimin “online”, për përshkrimin e një storie, për raportimin e korupsionit, etj.
Këto të dhëna u ligjeruan nga analisti Xhelal Neziri dhe Bardhyl Zaimi.
D.Kërluku
Almakos.com