Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme ka vendosur që të zhbllokoj punën në komunat Butel, Çair, Tetovë, Gostivar dhe Tearcë dhe i rekomandoi Ministrisë së financave që të miratojë mjete për pagat e mësimdhënësve dhe administratorëve komunal. Ndërkohë thonë se kanë zgjidhur vetë problemin.
Këshilli i Komunës së Gostivarit ka votuar vendimin për financim të përkohshëm të komunës së Gostivarit deri më datë 31 mars.
“Jemi sot këtu që të debatojmë për të sjellë vendim për mënyrën e financimit të komunës deri në momentin e miratimit të buxhetit të komunës që të mundësojmë funksionim financiar të komunës dhe të mbrojmë interesin e qytetarëve tanë, administratorëve dhe punonjësve të arsimit. Kryetari i komunës duke tentuar që fajin ta heq nga vetja harron pengesat dhe dëmet që i bëri funksionimit të këshillit – deklaroi Nasir Musliu, Kryetar i këshillit të Gostivarit.
Nga komuna e Çairit thonë se pritet zgjidhje e shpejtë e problemit me pagat e mësimdhënësve dhe administratorëve komunal.
“Me zgjedhjen e kryetarit të këshillit të Komunës së Çairit më në fund u tejkalua problemi me aprovimin e buxhetit të komunës për vitin 2018 dhe plani për realizimin e tij. Duke u nisur nga kjo zgjidhje sektori i finansave në kuadër të komunës së Çairit ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet e mundshme ligjore që të bëj realizimin e pagave të mësimdhënësve dhe administratorëve të komunës. Sot janë lëshuar mjetet dhe pritet që gjatë dy ditëve në vijim nesër osë pasnesër të bëhet dhe realizimi i pagave në fjalë – tha Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës së Çairit.
Edhe nga Komuna e Butelit thonë se pagat për shkollat dhe çerdhet tashmë janë të vendosura në arkë dhe pritet që të miratohen për pagesë./Express/
https://youtu.be/V6T-XUFSKGM