Në ish-objektin e repartit për infektim të spitalit në Prilep, dje është gjetur një trup i pajetë, njoftoi MPB-ja maqedonase.
Vdekja është konstatuar nga ana e mjekut, ndërkaq hetim në vend të ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe ekipi i policisë së Prilepit. Ku konstatohet se bëhet fjalë për personin P.M (26) nga Prilepi.
Me urdhër të prokurorit trupit do t’i bëhet obduksion.