Është gjetur Oliver Stojanovski nga Sindikata e mbrojtjes i cili para disa ditëve ishte paraqitur si i humbur. Ai ëhshtë gjetur nga policia në një manastir afër Shkupit.
Nga MPB kanë konfirmuar se është gjetur dhe është dërguar në stacionin policor në Draçevë, e më pas është informuar edhe familja e tij.
Vëllai i tij për Tv 24 ka thënë se Stanojkovski është në gjende të rëndë shëndetësore. Shkaqet për zhdukjen e tij ende janë të panjohura. Stojanovski para një muaji kishte bë aksident me veturën zyrtare të ministrisë së mbrojtjes.