Mbrëm rreth orës 11.20 është gjetur një trup mashkulli i pajetë në vendin e quajtur ”Mrdaja” në ujrat e liqenit të Dojranit.
Siç bëjnë të ditur nga MPB, pas denoncimit të rastit nga kalimtar i rastit G.S. (47). trupi i pajetë u nxorr nga liqeni, kurse në vendin e ngjarjes kanë kryer inspektim Zyra e Jashtme për Krime në Gevgjeli.
M.S.(33) pasi që e ka parë trupin ka konfirmuar se është babai i tij Gj.A. (63) nga Nov Dojran, i cili më 15.12.2017 ishte denoncuar si i humbur.
Me urdhër të Prokurorisë publike trupi është marrë për autopsi./Almakos.com