Klaudia Marku, sekretarja e Gjykatës së Lezhës është gjetur disa orë pasi ishte shpallur e zhdukur. Klaudia Marku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet që të merret në pyetje në lidhje me largimin misterioz të saj nga shtëpia. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar bashkëshorti i saj O.Marku rreth orës 23:00 ishte paraqitur në polici për të denoncuar largimin nga shtëpia të bashkëshortes së tij dhe nënës së dy fëmijeve të tyre.
Dyshimet fillestare ishin se gruaja mund të jetë larguar nga shtëpia për shkak të ndonjë konflikti me bashkëshortin por pritet zbardhja e dëshmisë së saj për më shumë detaje. Klaudia Marku punonte prej vitesh në gjykatën e Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si OPGJ në Prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej.