Një person është gjetur pa shenja jetë anës rrugës së autostradës “Fier-Vlorë”.
Sipas informacioneve të para nga uniformat blu, viktima, i identifikuar me inicialet K.M., 30 vjeç, është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, ku 30 vjeçari është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej në automjetin e tij tip “Volkswagen”.
Vijojnë punimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin e autorëve.
NJOFTIM
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.