Tre policë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë përfunduar me lëndime trupore dhe janë shtrirë në spitalin klinik të Tetovës, si pasojë e përplasjes së makinave, gjatë tentimit për ti kapur katër të rinj nga rrethina e Tetovës, të cilët, ditë më parë, vodhën një makinë të Ministrisë së Bujqësisë, e cila shfrytëzohej nga Inspektorati i Ekologjisë. Makina fillimisht nga policët është vërejtur në fshatin Kamjan, por edhe përkundër urdhrit për të ndaluar, të rinjtë kanë tentuar të shtypin policët në detyrë. Pas tyre është vënë patrulla, e cila ka tentuar që t’i ndalojë, por ndjekja si në filma, ka vazhduar deri në Reçicë të Vogël, ku të rinjtë fillimisht janë përplasur me makinën e policisë, e më pastaj edhe me katër makina të tjera që kanë qenë të parkuara në rrugë. Nga kjo përplasje me lëndime në kraharor, kanë përfunduar tre policët që ishin në ndjekje të makinës. Pas ndalimit të makinës janë arrestuar katër persona, tre nga të cilët nën moshën 18 vjeçe, ndërsa sipas SPB-së bëhet fjalë për persona të përfshirë në disa vjedhje. /Alsat.mk
Data 22.03.2026
Aktuale
- Korrupsioni si dështim i etikës mjekësore
- Plumba dhe kokainë, shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian! U survejua me kamera, i sekuestrohen edhe…
- Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit
- Gjetet trupi i pajetë i një gruaje pranë lumit në Zërnoc, nis hetimi
- Qeveria nesër në orën 12 me masa të jashtëzakonshme për derivatet
- Konflikti në Lindjen e Mesme, ekspertët kërkojnë që Qeveria menjëherë të marrë masa
- Makina përplas motorin në unazën e Pogradecit, plagoset çifti i bashkëshortëve! Ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore
- Nikoloski sqaron prapaskenat e marrëveshjes me Bechtel & Enka


