Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të mërkure në Dibër, ku nje 65-vjeçar ka rënë nga shkëmbi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka qenë duke mbledhur gjethe të thata për bagëtitë kur në rrethana të paqarta ka rënë nga shkëmbi.
Viktima është identifikuar si Ibrahim Dema.


