Një person i moshës rreth 30-vejçare është gjetur i vdekur gjatë mëngjesit të së dielës në një lagje të qytetit të Pejës. Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës, ka bërë të ditur për Express, se rasti është duke u hetuar dhe se i njëjti është cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë’.
Mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Lidhja e Prizren8it’, në qytetin e Pejës një person rreth 30-vjecar është gjetur pa gjendja jetë.
Gazeta Express, mëson se i njëjti ka kryer vetëvrasje. Mirëpo, një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga policia e Kosovës.
Këta të fundit kanë konfirmuar për Express se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë. Kështu i tha gazetës, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Mund të ju konfirmojë se gjatë orëve të p0ara të mëngjesit të sotëm, staciobi8 policor në Pejë ka marrë informatën se një person gjendet i shtrirë në rrugën “Lidhja e Prizrenit’, në Pejë. Policia dhe ekipet e tjera emergjente kanë dal në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë’. Ndërkohë që jemi duke i vazhduar hetimet”, i tha Gazetës Rugova.




